Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova zhvilloi një takim elektoral me gratë e kryeqytetit.
“Shumë familje janë sulur nga të gjitha anët e Shqipërisë për një jetë më të mirë këtu. Është detyra jonë t’u ofrojmë atë që kërkojnë. Dhe më vjen shumë keq që në çdo takim kërkojnë vetëm 3 gjëra minimale. Unë ju them, mos u mjaftoni me këto, sepse keni nevojë për më shumë. Vriteni mendjen që të bëjmë diçka të përbashkët”, deklaroi Kosova.
Kandidati i së djathtës për Bashkinë e Tiranës tha se bashkëpunimi me to do të jetë zgjidhja për të ardhmen.
“Për të filluar së bashku për të bërë më të mirën për ju. Sepse nëse nuk fillojmë të bëjmë çka duhet për familjet ku është halli, kurrë nuk do mund të realizojmë projekte të mëdha, që në pamje të parë duken të pamundura. Por, rregullimi i shumë gjërave të vogla aty ku ato janë në fund të fundit janë një projekt i madh”, tha Kosova.
Doktor Kosova premtoi se do të mbështesë me financime dhe me kredi nga bashkia të gjitha gratë që kanë vizionin e tyre për të zhvilluar biznese,transmeton Top Channel
Osmani takohet me Presidentin e Emirateve, forcojnë bashkëpu...
AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram
Hungaria drejt zgjedhjeve në pranverë, Trump mbështet hapur ...
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara