Theresa May ka deklaruar se qeveria do të përqëndrohet në çështjet sociale dhe për një Brexit të suksesshëm.
Kryeministrja tha se në linjën e re qeveritare ka sjellur ‘talente nga e gjithë partia Konservatore”, transmeton portali arbresh.info
Komentet e saj erdhën pasi Michael Gove, një nga forcat lëvizëse prapa Brexit, u kthye në stolin e parë si sekretar mjedisi.
May ka shtuar se ‘në qeverinë e re do të qeverisin të gjithë’.
“Ajo që kam bërë sot është që njerëzit nga të gjitha partitë të pranojnë ftesën për të qenë në kabinetin tim, dhe në thelb kam sjellë talente nga e gjithë partia Konservatore. Ne duam një vend që punon për të gjithë”, tha May.
Ajo ka shtuar se qëllimi i qeverisë janë edhe negociatat e sukseshme për Brexit./Arbresh.info
Haxhiu nderon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rend...