Një burrë nga Teksasi ka vdekur dy muaj pasi u infektua me një baktere mishngrënëse përmes tatuazhit që bëri në këmbë.
I ndjeri, kishte bërë një tatu me fjalët “Jezusi është jeta ime” pesë ditë para se të shkonte për not në Gjirin e Meksikës, transmeton portali arbresh.info.
Njeriu u pranua pastaj në një spital Dallas duke u ankuar për dhimbje të forta pranë tatuazhit në pulpin e tij.
Mjekët këshillojnë që tatuazhet e reja të mbahen të pastra me qëllim parandalimin e infeksionit.
Ai duket se kishte histori të cirrozës alkoolike në mëlçi dhe u kishte thënë mjekëve që pinte gjashtë birra në ditë.
Mjekët thonë se ai ka rezultuar pozitiv për bakterin mishngrënës Vibrio vulnificus./Arbresh.info
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...