Një qeveri potenciale Hoti parasheh pagë minimale prej 210 euro. Për këtë, Arban Abrashi përfaqësues i LDK-së thotë se tashmë ekziston edhe një pajtueshmëri te të gjithë sektorët.
Abrashi në Rubikon theksoi se diskriminimi sipas moshës duhet të hiqet, dhe atë sa më parë.
“Diskriminimi është se një udhëzim administrativ e rregullon çështjen e pagës minimale, parasheh që paga minimale për ata që janë nën 35 vjet është 130 euro ndërsa për ata mbi 35 vjet është 170 euro”, ka thënë ai.
“Paga duhet të jetë e njëtrajtshme dhe të jetë diku rreth 200 euro”, ka thënë Abrashi.
Kjo sipas Abrashit do të rregullohet në muajt e parë të qeverisjes.
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...