Khuram Shazad Butt, një nga sulmuesit e Urës në Londër, i identifikuar së fundmi nga policia, ishte shfaqur në një dokumentar të vitit të kaluar të quajtur ‘The Jihadist Next Door’.
Atë kohë policia ishte alarmuar pasi e kishte parë atë duke u lutur mbi flamurin e Shtetit Islamik dhe duke u përpjekur që të rekrutonte fëmijë në një park, transmeton portali arbresh.info
Butt, 27 vjeç, nga Barking, East London ishte pjesë e një “grup ekstremistësh britanikë që synonin shpërndarjen e mesazhit të xhihadit botëror” të cilët u shfaqën në dokumentar.
Në dokumentarin, Butt (i veshur me të gjitha ngjyrë bezhë) është filmuar duke u lutur me flamurin e Shtetit Islamik përballë, së bashku me një grup myslimanësh të tjerë radikalë të Parkut Regent në Londër.
Policia ka bërë të ditur se Butt ishte i njohur për autoritetet, por nuk ishin në dijeni se ai planifikonte sulm terrorist.
Gjatë sulmit terrorist në Urën e Londrës, mbetën të vrarë shtatë persona dhe u plagosën 48 të tjerë.
Tridhjetë e gjashtë vetë mbeten në spital. Prej tyre, 21 janë në një gjendje kritike.
Të tre sulmuesit janë vrarë nga policia po atë natë.
Sulmuesi i dytë u identifikua si Rachid Redouane./Arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=VNGRpKwIAwE
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...