Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka quajtur kriminale marrëveshjen mes PTK’së e Z mobile.
‘Marrëveshje kriminale që iu shtua kontratës kriminale mes Valës e Z-Mobile. Bëhet fjalë për forcimin e Z-Mobile, e falimentim të Valës’,ka thënë ai.
Kurti ka thënë se do të shpallin gjendje të krizës në PTK e telekom, në mënyrë që kjo kompani të bëhet shtyllë e zhvillimit ekonomik.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për krim të organizuar, por edhe krim institucional. 11 qershori është mundësi që të t’i hapet rrugë rimëkëmbjes së Postës e Telekomit”, ka shtuar ai.
Ndërsa udhëheqësi për komunitetin për telekomunikacion në Lëvizjen Vetëvendosje, Ismet Hamiti e ka quajtur mashtrim marrëveshjen mes PTK’së dhe Z-mobile, duke thënë se humbësja e vetme është vetëm Posta dhe Telekomi./arbresh.info/
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10154331500237000/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116