Këngëtarja e njohur Bleona Qereti muajve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar në xhirimet e një filmi ndërkombëtar, pasi ajo është tashmë pjesë e kastit të aktorëve të atij filmi. Ndërkohë, ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Bleona ka publikuar një video shumë interesante në rrjetin social Instagram, ku shfaqet krah doktorit të famshëm Simon Ourianmd, i cili njihet për ndërhyrjet që kryen me emrat e njohur ndërkombëtarë si Kim Kardashian, e shumë të tjerë. Bleona kishte shkuar te Simon për një vizitë të rregullt dhe për të kryer ndërhyrjen e radhës në qafën e saj.
Por, gjatë kohës sa doktori bën punën e tij, Bleona duket të jetë jo shumë e disiplinuar, pasi preferon që të hajë biskota gjatë kohë sa doktori bën punën e tij. Bleona këtë gjë e bënte për shaka, por që në video lavdëron doktorin duke thënë që ai është aq i mirë dhe i lehtë, sa që Bleona mund të hajë edhe biskota gjatë kohës sa ai kryen ndërhyrjen. Por, doktori kishte një tjetër reagim: “Mos e dëgjoni atë! S’mund të hash biskota tërë ditën dhe të prisni që unë t’ua rregulloj qafën”, thotë ai. Indeksonline
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...