Stefano Pioli ka rënë dakord për të nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare si një zëvendësues i Paulo Sousas në pozitën e trajnerit te Fiorentina.
51-vjeçari është shkarkuar nga Interi në fillim të këtij muaji pasi kishte zëvendësuar në fillim të këtij edicioni trajnerin Frank de Boer, transmeton portali arbresh.info.
Ish trajneri i Lazios ka shpenzuar gjashtë vite te Fiorentina si lojtar dhe sot (e mërkurë) ‘Gazzetta dello Sport’ raporton që Pioli ka rënë dakord të rikthehet te Viola duke nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Klubi Tuscan është i impresionuar me aftësinë e Piolit për të punuar me futbollistët e rinj dhe pret të ndihmoj në zhvillim lojtarët si Federico Chiesa./arbresh.info
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur