Fotografi amerikan i luftës, Stanley Greene, i i cili fitoi pesë çmime të World Press Photo, ka ndërruar jetë në Paris në moshën 68-vjeçare.
Ai ka ndërruar jetë në një nga spitalet e kryeqytetit francez pas një sëmundje të gjatë, transmeton portali arbresh.info.
“Ai vdiq i rrethuar nga shokët e tij”, tha tha drejtori menaxhues i fotografive të Noor, Clement Saccomani.
Fotografi i lindur në Nji Jork ishte anëtar i ‘Black Panthers’ dhe aktivist kundër Luftës së Vietnamit.
Në vitin 1968 ai u zhvendos për të jetuar në Paris. Ai ka fotografuar rënien e Murit të Berlinit në vitin 1986.
Ai vazhdoi punën e tij duke fotografuar në Çeçeni, Irak, Darfur, Afganistan, Kashmir dhe Liban ndër të tjera./Arbresh.info



“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...