Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi në një konferencë për media tha se partia e tij e ka mbështetur Ramush Haradinajn për kryeministër.
Ai ka bërë publike edhe disa pjesë të marrëveshjes, gjegjëisht nga ajo që do të përfitoj Nisma për Kosovën.
“Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër. Ne do ta kemi zëvendëskryeministrin, dhe PDK nuk do të kandidoj asnjë kandidat për kryetar të Malishevës, në zgjedhjet lokale”, tha ai.
Sherifi ka thënë se Nisma për Kosovën nuk është ribashkuar me PDK-në, por se sipas tij, PDK ra në vizionin e saj, që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...