Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PS-ës, Edi Rama gjatë një takimi që ka mbajtur sot në Shkodër me të rinj që votojnë për herë të parë, duke folur për bojkotin e zgjedhjeve nga PD, tha se frika e opozitës është çlirimi i drejtësisë nga personat e korruptuar.
“PD ka vendosur të arratiset nga fusha e betejës. Ka vendosur të braktisë zgjedhjet dhe t’i lërë pa votuar ata që e votojnë. E ka bërë për një arsye, që tani e kanë marrë vesh edhe gjithë shabat e liqenit të Shkodrës, e ka bërë sepse ka frikë nga drejtësia. E ka bërë sepse nuk do të ndahet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që i kanë marrë shpirtin shqiptarëve. Nëse Lulzimi e rregullon me një raport mjekësor me gjykatën, nuk ka shqiptar që e rregullon pa para në dorë. Nëse Saliu e rregullon me një telefon, nuk ka familje shqiptarësh të thjeshtë që mund të marri në gjykatë të drejtën që i takon”, tha Rama.
Ai deklaroi se PD nuk ka bërë asgjë për Shkodrën, qytet që e voton prej 27 vitesh. Ai tha se ka ardhur koha që PD të ndëshkohet me votë.
“Të gjithë shqiptarëve që shohin flamujt e partive dua t’u them një gjë, partitë janë për të shërbyer, nuk janë skuadra që edhe në kategorinë e 7-të do i gjëmosh nga prapa. Nëse një parti nuk shërben meriton të ndëshkohet. Unë mendoj se ka ardhur koha që këtu në Shkodër PD të marrë ndëshkimin e merituar për harresën me shumë se çerekshekullore këtu në Shkodër. Prej 27 vitesh PD qeveris Shkodrën, dhe prej 27 vitesh merr besimin e shkodranëve si një besim i dhënë gratis. E merr besimin duke vazhduar të luftojë me fantazmën e komunizmit. Ne kemi dashur të bëjmë shumë për tepër për Shkodrën, nuk kemi bërë dot. Shumë shpejt, atë transformim që po i bëjmë vijës bregdetare të Vlorës, Himarës, do ia bëjmë vijës së liqenit të Shkodrës. Do ta kthejmë liqenin e Shkodrës në një zonë, ku të gjithë, familjarët, vizitorë apo turistë, ta shijojnë gjithë mrekullinë e asaj zone. Shumë shpejt do fillojmë ndërtimin e rrugës Shkodër-Velipojë”, tha Rama.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...