Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, do të jetë në listën zgjedhore të PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 qershor, shkruan Epoka e Re.
Këtë lajm e ka dhënë një burim brenda PDK-së. Sipas këtij burimi, kështu është vendosur sot në takimin që kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka pasur me zyrtarët e degës së kësaj partie në Skenderaj.
Mërgim Lushtaku aktualisht është anëtar i bordit të ndërmarrjes publike Ibër-Lepenci dhe drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave – DIEKP në Ministrinë e Administratës Publike.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...