Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump mund të mbajë profil të ulët në politikë, por ajo tashmë pritet të nderohet me një statujë.
Ish-modelja e lindur në Slloveni, u bë subjekt i disa zhvillimeve në Bosnje dhe Herzegovinë, transmeton portali arbresh.info.
Pasi u kritikua për mbajtjen e një fjalimi të ngjajshëm me atë të Michelle Obamas në Konventën Kombëtare, një fabrikë serbo-boshnjake e këpucëve i dërgoi asaj një palë këpucë për ‘ta ngushëlluar’.
Marinko Umicevic, drejtori teknik në fabrikën e këpucëve Bema në qytetin e Banja Lukës tani po planifikon të nderojë ish-modelen edhe me një statujë.
Ai dëshiron që një statujë e përmasave të ngjajshme me Melania Trump të vendoset jashtë fabrikës së tij.
Sipas Sarajeva Time, statuja do të punohet nga skulptori Stevo Selak, i cili ka letër ka skalitur disa versione për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, dhe atë rus, Vladimir Putin.
Statuja e Melania Trump do të ketë të veshur një palë këpucë dhe në dorë do të mbajë një kuletë, me firmën e fabrikës Bema.
Drejtori i fabrikës, shpreson që kjo statujë do të shtyjë Zonjën e Parë të SHBA-ve të vizitojë Bosnjen. /Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...