Nga Lezha, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë thirrje votuesve të rinj që më 18 qershor të votojnë forcën e ndryshimit, që sipas tij solli qeveria e tij në këto vjet.
“Këto që ne bëmë në 3 vjet e gjysmë mund të ishin bërë shumë vite më parë. Në këtë vend nuk kishte më asnjë shpresë. Kjo që kemi bërë ne është ndryshimi i madh mes nesh dhe atyre që janë ngulur në bunkerin prej plastmasi sepse kanë frikë nga drejtësia”, ka thënë Rama.
Ai ka akuzuar opozitën se, refuzon zgjedhjet e 18 qershorit pasi dëshiron të mbajë në punë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.
“Nuk duan që pas 27 vjetësh nën thundrën e padrejtësisë drejtësia të çlirohet nga kthetrat e korrupsionit. Ata e dinë mirë që duke dalë hapur kundër Vettingut nuk mund të shkojnë përballë demokratëve e t’u thonë na jepni votën, ndaj nuk duan zgjedhje”, ka thënë Rama, njofton Top Channel.
Duke theksuar se, PS dhe aleatët e saj i duan zgjedhjet për të vendosur drejtësinë, Rama ka akuzuar lidershipin opozitar se, “janë gati të na prishin me Europën dhe Amerikën, ndaj u janë vërsulur ambasadorëve”.
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve