Grupi Parlamentar i Listës Serbe ka mbajtur takimin e saj në të cilin ka analizuar situatën e përgjithshme politike, si dhe marrëveshjen e koalicionit PDK-LDK në bazë të të cilit është formuar Qeveria e Kosovës.
Lista Serbe konsideron se asnjëri nga akterët politikë, të cilët përfaqësojnë qytetarët në institucione nuk ka pozitë të qartë politike dhe as perspektivë rreth situatës së re të krijuar politike.
“Institucioneve iu mungon vullneti, dinamika, vendosmëria, përgjegjësia dhe komunikimi i hapur, pa të cilat nuk ka perspektivë thelbësore dhe as zhvillim të gjithëmbarshëm dhe as në nivelin e lartë të respektimit. Duket se mungon zgjidhja efikase dhe e qëndrueshme në mënyrë që gjërat të lëvizin nga pika e vdekur. Pra, është e nevojshme një qeveri, e cila ka planin e vizionit dhe objektiva të definuara, pasi që pa këtë nuk ka prosperitet”, ka thënë Sllavko Simiq, shef i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për KosovaPress.
“Më së shumti arsye për të mbështetur mocionin e sotëm ndaj mos besimit të qeverisë e ka Lista Serbe, pasi asnjë element dhe detyrim i marrëveshjes së koalicionit nuk është implementuar, madje edhe shumë elemente të marrëveshjes po degradohen, procesi i dialogut është në ngecje, Asociacioni i komunave serbe po margjinalizohet nga ana politike dhe Kushtetutë. Pra, Lista Serbe do të ketë sot vendimin vendimtar që të parandalojë mos funksionalitetin e institucioneve dhe qeverisë”, ka shtuar Simiq.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...