Shumëkush e kritikon, madje opozita do edhe ta rrëzojë, por ka të tillë që Qeverinë e Isa Mustafës e shohin si më të suksesshmen e pasluftës në Kosovë.
Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafës, të paktën sa i përket aspektit ekonomik qeverisja e Isa Mustafës ishte më e mira.
“Kjo qeverisje, sa i përket përformancës ekonomike, ka qenë më e mira që nga paslufta në Kosovë”, ka thënë Mustafa.
Ai më pas ka folur edhe për zhvillimet e fundit dhe ka thënë që LDK-ja do ta respektojë marrëveshjen që kishte arritur për bashkëqeverisje me PDK-në.
“LDK-ja është e përgjegjshme, e ka një kontratë, ka një marrëveshje dhe i qëndron pikë për pikë. Ne e kemi edhe një mandat, janë edhe shumë probleme të cilat janë në zgjidhje e sipër – edhe ushtria edhe Trepça edhe Demarkacioni, do mbesnin mbrapa nëse përfundon kjo qeverisje”, ka thënë Mustafa.
“Gjendja s’është e bllokuar, problem është veç Demarkacioni”, pohoi Mustafa, por ai, duke komentuar ambientin politik, shtoi se “asnjë nga partitë politike në Kosovë s’janë të liruara nga premisat primitive për pushtet”.
Mustafa mendon se “hyrja tani në një vakum institucional do të ishte shumë e dëmshme”.
Madje ai ka edhe një arsye që s’lidhet fort me politikën, përse Kosova s’do të duhej të shkonte në zgjedhje.
“S’është e natyrshme të shkohet në zgjedhje, pasi është edhe muaji i ramazanit”.
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...