Presidenti francez Francois Hollande ka premtuar se do të reagojë ndaj sulmeve kibernetike, pre e të cilave ra kandidati për president Emmanuel Macron.
Kreu në ikje i pallatit Elize nuk dha detaje mbi reagimin e tij, por u shpreh në dijeni të rreziqeve që përbëjnë sulme të tilla, që, siç tha ai, kanë ndodhur edhe në vende të tjera.
“Ne e dinim për ekzistencën e këtyre rreziqeve gjatë fushatës elektorale, sepse kishin ndodhur më parë në vende të tjera. Por asgjë nuk do të kalojë pa marrë përgjigje”, tha Hollande për agjencinë “AFP”, transmeton tch.
Ndërkohë, stafi i zotit Macron ka fajësuar grupe hakerash me bazë në Rusi dhe Ukrainë, njësoj si me rastin e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Një sërë dosjesh të stafit elektoral të Marcon, por edhe materiale të tjera të rreme u publikuan online pak përpara mbylljes së fushatës ditën e premte.
Mediat franceze dhe publiku janë paralajmëruar se publikimi i mëtejshëm i detajeve do të përbënte shkelje të rregullave zgjedhore dhe mund të pasohet me akuza penale.
Macron përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve me lideren e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, e njohur për prirjet e saj pro-ruse./Arbresh.info
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...