Propozimi për të ia shtuar edhe një pikë demarkacionit që mundëson rishikimin e marrëveshjes është vetëm një mënyrë për tu justifikuar ka thënë analisti Donik Sallova përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan portali arbresh.info.
Sipas tij ky propozim ka ardhur si pasojë e presionit
“Ky propozimi për t’ia shtuar një pike qe mundëson rishikimin e marrëveshjes është vetëm një mënyrë për tu justifikuar ata qe jane zbythur si pasoje e presionit”.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Demarkacioni duhet te ratifikohet ne atë version qe është negociuar, nënshkruar dhe ratifikuar edhe nga Kuvendi i Malit te Zi. Çdo ndërhyrje ne te, qofte edhe duke ia shtuar a hequr një pike a presje pa e rinegociuar me Malin e Zi paraprakisht, nuk ka asnjë vlere. Prandaj ky propozimi për t’ia shtuar një pike qe mundëson rishikimin e marrëveshjes është vetëm një mënyrë për tu justifikuar ata qe janë zbythur si pasoje e presionit! #demarkacioninukkalon.
Rikujtojmë se propozimi për ta shtuar këtë pikë ditë më parë u bë nga deputetët të cilët e kundërshtuan që nga fillimi demarkacionin./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...