Oliver Spasovski në emisionin 360 ° në Alsat-M, foli rreth asaj që përjetoi mbrëmjen e së enjtes në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë.
Ai u shpreh se nuk ka incident më serioz se protestuesit të futen në institucione shtetërore. Sipas tij, të gjithë deputetët shqiptar dhe të tjerët kanë qenë të kërcënuar se do të varrosen.
“Njërit i ra poshtë arma, ndërsa kishin edhe thika. Unë u godita me shufër hekuri, me shkop flamuri dhe me karrige. U kërcënuam se do të masakrohemi dhe varrosemi”, tha Spasovski.
Ai tha se jeta e tij u shpëtua nga sigurimi personal i tij, i cili e ka ndjekur atë pasi ka qenë ministër i punëve të brendshme.
Spasovski gjithashtu shtoi se, ka pasur simpatizantë të LSDM-së para selisë të cilët ishin mbledhur dhe kanë qenë të gatshëm për t’i mbrojtur deputetët, por nuk janë lejuar nga udhëheqësit e LSDM-së të intervenojnë.
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...