Komuna e Malishevës ka marrë vendim për shpërndarjen e shujtave për nxënësit e shkollave fillore.
Drejtori i arsimit në këtë komunë, Avdi Morina ka thënë se ky projekt është një projekt minimal në krahasim me projektet e tjera që është duke realizuar komuna e Malishevës.
Ai në Kosova Direkt në Klan Kosova ka treguar poashtu se çfarë përmban kjo shujtë.
“Shujta ushqimore iu ofrohet të gjithë nxënësve të ciklit të ulët, janë gjithsej 6382 nxënës. Këto janë disa kifle, fruta, varësisht nga menyja që ka nënshkruar Komuna e Malishevës me kompaninë e caktuar”.
Sipas Morinës, kjo ide nuk është kopjuar nga kryeqyteti.
“Absolutisht nuk është ide e kopjuar, komuna e Malishevës ka qasje ndryshe në realizimin e projekteve, Malisheva është model në zbatimin e projekteve të tilla, ne asnjëherë nuk kemi dhënë premtime, mirëpo kemi parë si domosdoshmëri për të bërë barazi sociale”.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë ka thënë se dhënia e shujtave për nxënësit e ciklit të ulët nuk ka të bëjë me fushatë zgjedhore, në prag të zgjedhjeve lokale.
“Nuk është fushatë, është e planifikuar me buxhetin e këtij viti, nuk ka të bëjë me zgjedhje”.
“Ky është projekt i financuar nga komuna e Malishevës, do të vazhdojmë edhe vitet e ardhshme, dhe besoj se do të jetë projekt në vazhdimësi”.
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...