Flokët e Selena Gomëz duken përherë të përkryer, plot shkëlqim dhe volum, dhe ne të gjithë jemi kuriozë se cili është sekreti pas kësaj dukjeje glamuroze.
Së fundmi Selena vetë e ka bërë publik sekretin e flokëve të saj. Gjatë një interviste këngëtarja ka pranuar se gjëja më e mirë që në vajzë mund të bëjë për flokët e saj është t’i lajë ata me shampon të thatë.
Personi më i ndjekur në Instagram gjithashtu thotë se nuk preferon t’i lajë flokët çdo ditë, e aq më pak dy herë brenda ditës siç bëjnë disa mikesha të saj të cilat Selena nuk i ka përmendur me emra. Ajo tha se dy ditët e para pas larjes i lë flokët lëshuar kurse në ditën e tretë i kap ato lart. Ajo tenton ta evitojë sa më tepër hekurin e flokëve, figaron dhe tharësen.
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...