Për vite me radhë, mjekësia nuk e ka marrë në konsideratë ndikimin e emocioneve te sëmundjet por, gjithmonë e më shumë, po bëhet e qartë që gjendjet emocionale ndikojnë në shfaqjen e shumë prej tyre.
Edhe nëse nuk janë shkaktuar prej emocioneve, këto të fundit me siguri që i përkeqësojnë.
Një studim i zhvilluar në Universitetin e Sydney-t, na tregon një fakt vërtetë shqetësues: rreziku për të pësuar një atak kardiak rritet me 8.5% më shumë gjatë dy orëve kur ke përjetuar emocione të forta, sidomos të shkaktuara prej zemërimit ose ankthit. Në rastin e ankthit, rreziku është edhe më i madh.
Për këtë studim janë analizuar 313 njerëz që vuanin nga mbylljet koronare akute. Psikologët analizuan emocionet që kishin përjetuar dy ditë përpara se të pësonin infarktin dhe kanë parë që kishin ndjesi të tilla si tension muskular, humbje kontrolli dhe ishin në gjendje gati për të shpërthyer.
Faktorët kryesorë që kishin ndikuar në këto reagime kishin qenë:
29%-diskutime të ashpra familjare
42% diskutime me të tjerët
14% problem në punë
14% situate të papritura gjatë dhënies së makinës
Studimi tregoi gjithashtu se kur njerëzit zemërohen shumë apo kanë ankthe, kanë ndryshime fiziologjike; rritet frekuenca kardiake dhe kanë koagulime në gjak.
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI