Manchester United dhe Chelsea janë dy gjigantët anglez pas transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Neymar.
Bazuar në mediat angleze, reprezentuesi brazilian është i motivuar për transferim për shkak të interesimit të madh nga të dy klubet për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, sulmuesi nuk do të jetë i lirë për gjigantët në Premierë Ligë. 22-vjeçari dëshiron 21.2 milionë funta nga secilido klub që transferohet.
Në rast se ndodhë kjo, Neymar do të jetë futbollisti më i paguar në botë duke lënë pas edhe Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin si lojtarët më të paguar.
Spekulimet rreth të ardhmes së tij nuk kanë të ndalur pavarësisht faktit që ai ka kontratë me klubin në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2021.
Sidoqoftë, Manchester United raportohet se është i gatshëm për të paguar klauzolën e lëshimit prej 173 milionë funta, gjë që do të thotë se Barcelona do të jetë e paaftë me përpjekjet e saj për të ndalur brazilianin nga largimi./arbresh.info
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë