Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka prezantuar modelin e ri të ndërtesave me bashkëpronësi.
Ahmeti tha se në vitin 2013 kuvendi ka miratuar një ligj që është ligji për ndërtesa me bashkëpronësi, me ç’rast pronarët e banesave i bënë pronarë edhe të pjesës së përbashkët.
Ai bëri të ditur se ndërmarrja banesore është e licencuar që të ofrojë shërbime dhe bashkë me komunën kanë përgatitur një plan me të cilin do të ofrojnë pako të ndryshme të shërbimeve që përfshinë që nga pastrimi e deri tek riparimi i ashensorëve apo vendosja e ashensorëve të rinj.
Kurse, Nexhat Kryeziu, drejtori i ndërmarrjes publike banesore, theksoi se ky është investimi i parë që e bënë ndërmarrja publike banesore. Po ashtu ai bëri të ditur se është hyrja e parë model që kanë bërë ndërsa e kanë planin operativ kryesisht në lagjet që nuk funksionojnë ashensorët dhe mirëmbajtja e hyrjeve.
Ndërsa, Sabedin Kryeziu, përfaqësuesi i banorëve, tha se asnjëherë nuk ka pasur riparime, derisa ka mirëpritur iniciativa të tilla.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...