Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe e ftoi që të vizitojë Serbinë.
Erdoğan uroi Vuçiçin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Serbi, me vlerësimin se marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi mes dy vendeve kyçe në Ballkan kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në prosperitetin dhe paqen rajonale, njoftohet nga Qeveria e Serbisë.
Vuçiç ka ftuar presidentin turk që të vizitojë Serbinë, gjë të cilën ai e ka pranuar, duke theksuar se do të ishte nder i madh për të që të jetë një nga mysafirët e parë të presidentit të sapozgjedhur të Serbisë.
Erdoğan theksoi se lidershipi dhe angazhimi personal i Vuçiçit kanë patur rol të madh në realizimin e bashkëpunimit dhe partneritetit rajonal, që forcoi marrëdhëniet bilaterale të Serbisë dhe Turqisë gjatë disa viteve të fundit.
“Si dy liderë, të cilët janë zgjedhur gjatë mandatit të kryeministrit, tërësisht besoj se së bashku do të punojmë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit aktual miqësor, veçanërisht në sferën e ekonomisë”, theksoi Erdoğan.
Ai shtoi se shpreson që bashkëpunimi bilateral dhe rajonal të forcohet në të gjitha sferat.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...