ë parin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron ende në Francë deri në vendimin e Gjykatës së Colmarit, po e vizitojnë shumë të afërm e familjar.
Pas vizitës së gruas së tij, Anitës me fëmijët, Ramushit në vizitë i ka shkuar edhe deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj i cili njëherësh është edhe daja i tij.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Brahimaj i cili ka shpërndarë disa fotografi në Facebook, me mbishkrimin “No Comment”, transmeton Indeksonline.
Të enjten pritet të mbahet seanca gjyqësore në Colmar, në të cilën pritet të shqyrtohen dokumentet e dorëzuara të Serbisë kundër Ramush Haradinajt. Nuk dihet ende nëse në këtë ditë do të vendoset edhe për lirimin apo ekstradimin e tij.


Drita kërkon historinë sonte në Slloveni ndaj Celjes
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kapet në flagrancë duke...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kapet në flagrancë duke...
60 aksidente trafiku e afro 3 mijë gjoba u shqiptuan gjatë n...
Zhegrova pas eliminimit: Dhemb, por kjo humbje është pjesë e...
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar