Gara për të parin e Prishtinës pritet të jetë e nxehtë sërish këtë vit kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet lokale.
Tashmë në media kanë filluar të qarkullojnë emrat e kandidatëve të mundshëm nga partitë politike, kandidatë këta të cilët do të synojnë të marrin udhëheqjen e Prishtinës.
Dhe së fundi është përmendur emri i Vlora Dumoshit, shefes së kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, si kandidate e mundshme për kryetare të Prishtinës nga radhët e LDK-së.
Por, e kontaktuar nga Telegrafi, Dumoshi ka thënë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë.
“Unë tash nga ju po dëgjoj për emrin tim”, ka thënë Dumoshi.
Ajo ka theksuar se së shpejti LDK do të dalë me emrat për kandidatët për kryetar të Prishtinës, duke shprehur bindjen se LDK do të (ri)udhëheq sërish me Prishtinën.
“Partia merr vendime për kandidatin, është duke punuar në këtë drejtim dhe besoj se së shpejti do të dalë me emrat për kandidatin. Por, pavarësisht kandidatit, qoftë mashkull apo femër, LDK do të jetë fituese”, konsideron Dumoshi.
Vlora Dumoshi aktualisht është ndër njerëzit kryesor të Isa Mustafës në kabinetin qeveritar.
Ajo është udhëheqëse e stafit të Kryeministrisë, derisa në të kaluarën ka udhëhequr me Drejtorinë për Kulturë të Komunës së Prishtinës, kohë kjo kur kryeqyteti udhëhiqej nga Isa Mustafa.
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...
1 mijë e 300 fëmijë marrin pjesë në “Vrapimin Olimpik” në Pr...