Zyra për Çështje të Komuniteteve në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), kryesuar nga drejtoresha zonja Azemina Çullum mbajti takim të pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komunitetit boshnjak me temë: ,,Pozita dhe statusi i pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në Forcën e Sigurisë së Kosovës’’ ku mori pjesë edhe deputeti, Qerim Bajrami, anëtar i Kuvendit të Kosovës, Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, si dhe anëtar i Komitetit për të Drejtat, Interesat dhe Kthimin e Komuniteteve.
Me këtë rast, zëvendësministri Muhamet Latifi, në fjalën e tij theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është institucion i shteti të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj pa dallim nga përkatësia racore, gjinore, nacionale dhe fetare, duke shprehur admirimin për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së nga të gjitha komunitetet e në veçanti të komunitetit boshnjak i cili është i integruar mirë në FSK.
Siç njofton kumtesa nga FSK. nga ana e tij, drejtori i drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi u shpreh se FSK-ja është unike në strukturën e saj, në të cilën kontribuojnë pjesëtarë nga radhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë.
Ndërsa, Azemina Çullum, bëri një elaborim të hollësishëm të për numrin, pozitën, përfshirjen, sukseset dhe sfidat e pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve me theks të veçantë tek pjesëtarët nga radhët e komunitetit boshnjak në FSK.
Deputeti i grupit 6 +, nga radhët e komunitetit boshnjak, i Qerim Bajrami, u shpreh se shërbimi i pjesëtarëve nga komuniteti boshnjak në Forcën e Sigurisë së Kosovës është krenari për komunitetin boshnjak dhe gjithashtu do të jetë nderë e krenari edhe shërbimi në Ushtrinë e ardhshme të Kosovës, dhe se komuniteti boshnjak duhet të angazhohet që të jep kontributin në zhvillimin dhe avancimin e institucioneve të vendit si dhe pjesëmarrjen dhe avancimin e pozitës së tyre.
Edhe deputeti Nuredin Ibishi, si anëtarë i Komisionit për Punë të brendshme, Siguri dhe mbikëqyrjen parlamentare të FSK-së, zotëri Nuredin Ibishi në diskutimin e tij u interesua për pozitën e komuniteteve e në FSK si dhe shprehu mbështetjen për angazhimet e MFSK-së dhe FSK-së në realizmin e politikave që garantojnë perspektivë dhe trajtim të barabartë.
“Gjithashtu në këtë takim për përvojat dhe pozitën e tyre në FSK diskutuan edhe pjesëtarë të FSK-së nga radhët e komunitetit boshnjak si: toger Edin Januz, nëntoger Ilhan Zoraniq dhe ushtare Jasmina Shabanoviq”, thuhet në njoftim.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116