Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë – RIK ka vendosur që t’i organizojë 21 qendra votimi me 90 vendvotime në Kosovë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë që mbahen më 2 prill 2017.
Lista Serbe ka siguruar se shtetësia e dyfishtë u jep të drejtë serbëve të Kosovës të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë edhe në Kosovë.
Komisioni Republikan i Zgjidhjeve në Serbi – RIK ka vendosur që t’i organizojë 21 qendra votimi me 90 vendvotime në mjediset ku jetojnë serbët në Kosovë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilat do të mbahen më 2 prill 2017.
Vendimi për organizimin e qendrave të votimit në Kosovë do të vlejë derisa atëherë kur vlerësimi për sigurinë të mundë të lejojë që zgjedhjet të organizohen edhe në Kosovë,shkruan Zëri.
Lista Serbe ka siguruar se zgjedhjet për president të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovës.Sllavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që zgjedhjet për president të Serbisë të mos mbahen edhe në Kosovë, ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet tjera më përpara.
Sipas Listës Serbe, për ndryshim nga Serbia në Kosovë organizimin e zgjedhjeve e bën OSBE-ja, e cila është një “servis” i RIK-ut të Serbisë.
Në Komisionin Republikan Zgjedhor të Serbisë u kanë thënë medieve në Beograd se teknikisht është gjithçka gati për organizimin e zgjedhjeve edhe në Kosovë.
Lista Serbe siguron se shtetësia e dyfishtë u jep të drejtë serbëve të Kosovës të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...