‘NISMA për Kosovën’ kanë reaguar ndaj sondazhit të ‘Lëvizjes Vetëvendosje’ që e radhiti këtë subjekt politik si të gjashtin, me vetëm 2.5 për qind të përkrahjes elektorale – që nënkupton mos kalim të pragut për të marrë ulëse në kuvend.
Sipas NISMA-s përkundrazi ka shënuar rritje në vend, që në matjet e tyre parashihet rritja në 10 e numrit të deputeteve.
“Nëse sot mbahen zgjedhjet NISMA për Kosovën i ka të sigurt se do të fitojë 10 deputetë në parlamentin e Kosovë. Nëpër media sot po qarkullojnë disa sondazhe të porositura e të cilat kanë për qëllim të vetëm dezinformimin e opinionit publik”, thuhet në reagimin e NISMA-s.
“Për hir të së vërtetës dhe opinionit ne ju informojmë se NISMA për Kosovën rregullisht bënë matjen e opinionit publik për nevojat e saja të brendshme dhe nga këto rezultate del se: Nëse sot mbahen zgjedhjet NISMA për Kosovën i ka të sigurt se do të fitoj 10 deputet për parlamentin e Kosovës, kjo është e vërteta e disponimit momental të opinionit publik në Kosovë”,thuhet në reagimin e kësaj partie.
“Ky rezultat është rrjedhë logjike kur shihet aktiviteti i përditshëm i NISMA-së nëpër gjithë Kosovën poashtu edhe aderimet e shumta të intelektuale e të rinjve në NISMA në të gjitha qytetet e Kosovës”, përfundon reagimi.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka publikuar një sondazh që i radhitë ata si partinë e parë në vend, duke lenë pas dy partitë qeverisëse PDK dhe LDK.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...