Në Resnjë do të nënshkruhet dhënia e dhjetë granteve me një shumë prej 64.729 euro, në kuadër të thirrjes së dytë të ABD granteve për rajonin ndërkufitar të Prespës, transmeton Gazeta Express.
Skica e granteve është realizuar nga Grupi i përhershëm i punës për zhvillim rural-rajonal (SVG) në kuadër të projektit ”Zhvillimi rural përmes menaxhimit të integruar me burimet pyjore dhe ujore”.
Projekti zbatohet në bashkëpunim me Shoqatën gjermane për bashkëpunim rajonal – GIZ dhe financohet nga Ministria federale gjermane për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim.
Qëlliim i granteve është mbështetja e projekteve të vogla në rajonin ndërkufitar të Prespës dhe Sharrit, duke mundësuar të hyra përmes promovimit të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, përparimin në procesin për prodhim, teknologji dhe cilësinë e prodhimeve dhe shërbimeve përmes menaxhimit të integruar të burimeve pyjore dhe ujore.
Theks të veçantë i është vënë aktivitetit ekonomik të grave dhe të rinjve në rajonin ndërkufitar.
Pacolli uron mbesën për diplomimin në Lugano: Zoti të bekoft...
Nuk kryejnë punë as miliardat, Aurelio de Laurentiis refuzon...
Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kos...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do t...
Emisari Sorensen flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në d...
Tragjedi në Kinë/ Shpërthimi në minierën e qymyrit lë të pak...