Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot u takua me shefin e misionit të USAID-it në Kosovë James Hope.
Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se me James Hope kanë biseduar për zhvillimet e fundit si dhe për projektin e ri të USAID në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Statusi i plotë:
Sot u takuam me shefin e misionit të USAID në Kosovë, James Hope. Përpos diskutimeve mbi zhvilimet e fundit, diskutuam për projektin e ri të USAID në Kosovë të titulluar TEAM (Transparent, Efficient and Accountable Municipalities) apo Komunat Transparente Efikase dhe të Përgjegjshme. Komuna e Prishtinës është përzgjedhur në mesin e pesë komunave që do të përfitojnë nga ky grant/projekt./Arbresh.info
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...