Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, akuzoi të dielën kancelaren gjemane Anglea Merkel, për përdorimin e masave naziste, pas tensioneve në mes Ankarasë dhe Berlinit për një miting pro-kurd të mbajtur në Frankfurt kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.
“Kur ne i quajmë ata nazistë, ata (Evropa) ndihet në siklet. Ata thirren në solidaritet. Sidomos Merkel,” tha Erdogan në një fjalim televiziv.
“Por tani jeni mirë duke përdorur masa naziste,” tha Erdogan duke iu referuar Merkel, qartazi duke përdorur informalen “ju” në gjuhën turke, shkruan Afp.
Turqia dhe Bashkimi Evropian janë mbërthyer në një krizë marrëdhëniesh e cila ka ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e kërkesës së Ankarasë për t’iu bashkuar bllokut, në një rritje tensionesh para referendumit të 16 prillit i cili pritet të mbahet në Turqi për zgjedhimin e kompetencave të presidentit Erdogan.
Real Madridi do ta mbyllë çatinë e “Bernabéut”, pavarësisht ...
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person