Një gjykatë në Bangladesh ka dënuar me vdekje persë militantëve islamik të cilët u shpallën fajtorë për vrasjen e një banori japonez, kanë njoftuar zyrtarë të gjykatës.
Kunio Hoshi, 65 vjeçar ishte vrarë me armë zjarri në tetor të vitit 2015 nga burra të maskuar gjatë rrugës së vizitës së tij në një fermë bari në distriktin verior të Rangpur, transmeton arbresh.info.
Vrasja erdhi pas një jave të vrasjes së një punëtori italian, vrasje kjo që u bë në të njëjtën mënyrë.
Prokurori publik tha se personat kishin planifikuar të vrasjen e Hoshi për të destabilizuar qeverinë dhe vendin.
Policia tha se të akuzuarit ishin anëtarë të grupit islamik të ndaluar Jama’atul Mujahideen Bangladesh.
Gjykata kishte liruar një të akuzuar sepse akuzat ndaj tij nuk mund të provoheshin me fakte.
Mbrojtja tha se do të apelojë sepse nuk ishin të kënaqur me dënimin dhe gjykimin./Arbresh.info
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...