Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, thotë se Qeveria aktuale, ka nevojë për rifreskim dhe ndryshime. Thotë se në Qeverinë aktuale ka Ministra jokompetentë.
“Performimi i dobët i Qeverisë, i dikastereve me njerëz joadekuatë, kisha për të thënë se ka shumë ministra jokompetentë në Qeveri, kanë bërë që të duket kështu. Unë e di që ka ardhur koha dhe ka qenë koha edhe më herët sesa që po e them unë, që të ketë një ndryshim në Qeveri dhe të ketë riformatim të Qeverisë në mënyrë që të ecet me prioritet dhe konform situatës që jemi”, thotë Mustafa.
Ai thekson se edhe në rast të shkuarjes së Kosovës në zgjedhje të jashtëzakonshme, sërish në qeverisje mund të vijnë dy partnerët e koalicionit ekzistues dhe nuk mund të ketë ndryshime të mëdha. Ai konsideron se Qeveria duhet të bëjë punë më të mirë për vendin.
“Demarkacioni, Gjykata Speciale, Asociacioni por edhe prioritete të tjera të Qeverisë, kanë ngelur në vend dhe koalicioni nuk ka mundur t’i shtyjë përpara dhe në kohën e duhur. Unë e di që jemi para një momenti kur duhet të zgjedhim, një për një, prioritetet pa i kushtëzuar njëra me tjetrën, por jam për performim të kësaj qeverie, për ndryshim të qasjes në punë dhe unë besoj se nëse vihen prioritet dhe afatizimet, si dhe një vullnet i mirë politik, do të mund t’i krijonte kushtet për avancimin e këtyre prioriteteve”, thekson Mustafa, për REL.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...