Nëse mendoni se ngjyra e buzëkuqit është thjesht një zgjedhje rastësore nga ana juaj e keni gabim. Shumë prej nesh kanë një ngjyrë të preferua dhe pa u kuptuar, priremi që çdo zgjedhje në jetën tonë ta lidhim me atë ngjyrë.
Në bazë të përvojave emocionale ne formojmë personalitetin, karakterin tonë dhe dëshirojmë pikërisht disa gjëra në vend të disa të tjerave. Shikoni ku e gjeni veten në kategorizimet e mëposhtme dhe zbuloni çfarë do të thotë buzëkuqi për ju.
Ngjyra e kuqe, ngjyrat e ndezuara
Ju jeni të sigurta, keni vetbesim dhe një stil unik. Tërhiqni vëmendjen fare lehtë kudo që të jeni.
Portokalli dhe Koral
Gjithnjë e shihni gotën plot dhe në çdo gjë mundoheni të shikoni anët pozitive. Ju pëlqen të eksperimentoni, por papërgjegjshmëria vlen të theksohet si një tipar i juaji.
Ngjyra rozë dhe e purpurt
Jeni të ndjeshme dhe ambicioze . Nuk keni frikë nga asgjë dhe jeni të afta të merrni vendime nga të cilat shumë të tjerë do të tërhiqeshin.
Buzëkuq kaf
Besueshmëria është karakteristika juaj kryesore. Jeni romantike dhe shumë e dashur.
Nude
Disa njerëz mendojnë që ju jeni e turpshme, por ende nuk ju kanë njohur. Jeni të qeta, mikesha shumë të mira dhe jepni këshilla të vlefshme./living.al

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...