Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës Sllobodan Vujiçiq nëpërmjet një komunikate për media shpreson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta votojnë ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
“Pasi që edhe një komision i ekspertëve për matje të territorit ka vërtetuar se Kosova nuk humb territorin e saj dhe derisa në Kuvend ratifikohet marrëveshja për ratifikimin e kufirit, çdo shtyrje e mëtejme e këtij ratifikimi është papërgjegjësi që shteti dhe qytetarët të shtyhet në izolim dhe terr”, ka thënë Vujiçiq.
Sipas tij ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion është treguesi më i mirë se sa deputetët e popullit në të vërtetë i mbrojnë interesat e qytetarëve.
“Kjo po ashtu është edhe testi më i mirë për harmonizim të partnerëve të koalicionit që ka shumicën e votave të deputetëve në Parlament me çka ratifikimi nuk varet nga votat e partive opozitare”, ka thënë Vujiçiq.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026