Lulzim Basha tha sot se opozita nuk do të kthehet në Parlament pa u plotësuar kushti për qeveri teknike.
Në çadrën e protestës ai lëshoi edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, të cilët ishin takuar vetëm një natë më parë, në selinë e Kryeministrisë.
“Le ta dëgjojnë mirë Edi Rama dhe Ilir Meta. Jo një, po 10 darka le të hanë, buka e popullit do u ngecë në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhjet e lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizja e një partie politike, por lëvizje popullore. Unë nuk jam drejtues politik, por ushtar i kësaj kauze. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk bëhen pjesë pazaresh. Para çdo interesi tjetër, është interesi i çdo qytetari shqiptar”, tha Basha.
“Nuk jemi këtu për të bërë pazar me protestën e popullit, nuk jemi këtu për të lënë në baltë qytetarët, por për të shembur nga themelet këtë sistem të korruptuar e të inkriminuar”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.
Basha këmbënguli se nuk do të ketë kthim në Parlament pa u plotësuar kushtet që populli i ka vënë politikës.
Kafe falas për tifozët turq, restoranti në Prishtinë me gjes...
Dy të arrestuar për ndezje të fishekzjarrëve pranë hotelit k...
Arratisje e pazakontë në SHBA, gruaja me pranga arrin të ikë...
OVL UÇK kërkon tërheqjen e donatorëve nga publikimi “Masakra...
Osmani: Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme
Haxhiu: Masakra e Pastasellës, një nga plagët më të rënda të...