Kryeministri Edi Rama një ditë pas Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimet. Rama shkruan se Shqipëria është çdo hap e më shumë Europiane.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në “Facebook”.
Rama të martën në Konferencën Ndërqeveritare tha se Shqipëria i çeli kapitujt e anëtarësimit në BE brenda një kohe të shkurtër çka “na bën të ndihemi të inkurajuar por edhe me më shumë përgjegjësi”.
Rama përsëriti përkushtimin dhe dashurinë e Shqipërisë për Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE është e pakthyeshme.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali