Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon edhe sot kërkimet për këshilltarin e sigurisë kombëtare, një prej posteve më strategjikë të Shtëpisë së Bardhë, pas dorëheqjes së titullarit të tij, Michael Flynn për shkak të lidhjeve me Rusinë.
Presidenti i SHBA-së e kaloi fundjavën në klubin privat të Mar-a-Lago, në Florida, të cilin e quajti “Shtëpia e bardhë e Jugut” dhe ku ai do të marrë në pyetje kandidatët për të drejtuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), kabineti i politikës së huaj i presidencës amerikane.
Pas disa muajve në krye të këtij institucioni, Michael Flynn u detyrua të japë dorëheqjen më 14 shkurt, pasi kishte gënjyer, sipas zëvendëspresidentit Mike Pence, për kontaktet e drejtpërdrejta me Moskën për sa i përket sanksioneve anti-ruse të ndërmarra nga ish-presidenti Barack Obama më 29 dhjetor, para se të vinte në pushtet Donald Trump.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...