Aktorja 36 vjeçare Bijou Phillips ka lindur me veshka të vogla, dhe gjatë gjithë jetës ka kaluar nëpër probleme për këtë shkak.
Ajo deri tani ka jetuar një jetë të shëndetshme e pa stres në mënyrë që të evitonte problemet, por kjo tani nuk po mjafton.
Ajo ka pranuar dializa private një kohë tashmë.
Asaj i nevojitet një transplant urgjent i veshkës, pas një infektimi në gjak, ka mësuar TMZ.
Ajo është dërguar në spitalin Santa Barbara, ku burri i saj aktori Danny Masterson ishte përkrah saj.
Burime tregojnë se Bijou është ndier e sëmurë dhe ka pasur ethe, duke e detyruar të shtrohej në spital.
Thuhet se ajo ka gjetur një shoqe që përshtatet për transplant të veshkës, dhe është optimiste se kjo do të ndodhë shpejt.
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...