Gazetari Artan Hoxha i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ka folur sot lidhur me detaje të tjera për operacion e koduar “Patriot”, në kuadër të të cilit u arrestuan mbrëmë 4 grabitësit e 3.2 milionë dollarëve të BKT afër Rinasit dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë
Hoxha sqaroi se deri më tani policia ka mundur të ‘rikuperojë’ afërsisht gjysmën e shumës së grabitur, sipas tij diku tek 1.2 milionë euro.
“Ky grup, vetëm në 2 grabitjet zyrtare ka grabitur një shifër diku 7 mln euro. Shifra e rikuperuar derimë tani, gjithmonë sipas burimeve nga policia, llogaritet dikur në 1.2 milionë euro. Por në dijeninë time është më e vogël. Por pak rëndësi ka. Sepse nëse ti ke grupin paratë i gjen kollaj”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Hoxha theksoi se nuk shpreson se do gjenden të gjitha paratë e grabitura.
“Nuk ka shumë shpresë për mua se do gjendjet sasia e lekëve të grabitura. Sepse në të kaluarën banda ka treguar se pas grabitjeve i ka investuar paratë, përjashto një pjesë që i kanë prishur”, – tha Hoxha.
Po sot policia sqaroi disa nga mënyrat se si grabitësit e 3.2 mln dollarëve i fshehën një pjesë të parave të vjedhura, që nga groposja në tokë duke i futur brenda tenxhereve me presion deri tek kasaforta brenda një servisi makinash.
“Në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro”,- sqaroi policia. Ndërsa “në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë”, – thekson më tej policia, shkruan BalkanWeb.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116