Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në mbledhjen e Qeverisë propozoi që Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrim Civil në MPB, Lulzim Ejupi të caktohet sekretar i përgjithshëm në MPB.
Mirëpo këtu pati replika pasi zv/kryeministri, Hajredin Kuçi pyeti ministrinë se a do të ushtrojë detyrën apo do të jetë sekretar sepse sipas tij nëse do të mbaj pozitën e sekretarit atëherë duhet të shpallet konkurs, shkruan arbresh.info.
Mirëpo në replikën e tij, ministri Hyseni tha se niveli i tij prej drejtori ia mundëson këtë dhe këtij mendimi iu bashkua duke e përkrahur edhe ministri Yakcilar duke thënë se kanë ndodhur edhe më herët emërime të tilla.
Po ashtu këtë e kundërshtoi Memli Krasniqi duke pyetur a është mandat i mbetur i drejtorit apo i ish sekretari ose është mandat i ri si dhe tha se nuk i kujtohet nëse ndonjëherë kanë emëruar në këtë mënyrë./Arbresh.info.
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...