Këngëtarja e famshme e lindur në Kosovë, Rita Ora u ka lënë të gjithëve shumë përshtypje me paraqitjen e saj në “American’s Next Top Model”.
Por duket se jo çdo gjë është duke shkuar në rregull me punën e bukuroshes shqiptare në këtë shou, transmeton arbresh.info.
Njëra prej konkurenteve e quajtur Krislian Rodriguez e ka kritikuar Ritën në një intervistë për TMZ duke thënë se 26 vjeçarja është sjellë keq me të pasi ato të dyja e kanë pasur DJ e famshëm Calvin Harris të dashur në të kaluarën.
Bukuroshja zeshkane është ankuar se ka pasur një rivalitet të pakuptueshëm të Ritës në raport me të.
Ajo ka shtuar se Rita e ka ditur kush është ajo prandaj edhe është ndier e disfavorizuar në raport me të.
Krislian thuhet se ishte lidhur me Calvin Harris pak kohë pasi ishte ndarë nga bukuroshja nga Kosova, Rita Ora./Arbresh.info.

Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...