Ledina Çelo prej disa kohësh është tërhequr nga muzika, për t’iu dedikuar plotësisht familjes dhe dy fëmijëve të saj, Erlis dhe Periana.
Megjithatë, ajo vazhdon të mbetet aktive në rrjete sociale, ku poston shpesh momente nga përditshmëria, por edhe kujtime. Ditën e sotme këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar, përmes një fotografie, kohën kur ka qenë 20 vjeçe, në vitet e para të karrierës së saj si këngëtare.
Duhet thënë se vitet nuk kanë lënë aspak shenjë te Ledina, pasi edhe sot vlerësohet si një nga vajzat me format më të bukura fizike të showbiz-it shqiptar. Ndryshimi i vetëm që dallohet në foto janë flokët ngjyrë gështenjë, që sot i ka bionde./Arbresh.info

QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...