Ben Affleck i ka dalë në mbrojtje aktores Meryl Streep pas mesazhit të Donald Trump-it kundër saj në “Twitter”.
Streep e përdori fjalën e mbajtur në ceremoninë e çmimeve “Globi i Artë” për të fshikulluar presidentin e zgjedhur sidomos për imitimin e një reporteri me aftësi të kufizuara. Por Trump reagoi shpejt duke e cilësuar aktoren e famshme si njërën prej të mbivlerësuarave në Hollivud dhe një servile të oborrit të Hillary Clinton-it. Affleck i doli në krah koleges së tij.
“Mendoj se Meryl ishte e shkëlqyer dhe besoj e dimë të gjithë që nëse ka një të vërtetë të padiskutueshme në faqe të dheut, ajo është se Meryl Streep nuk është kurrsesi e mbivlerësuar”, tha Ben Affleck.
Në internet kanë vërshuar ndërkohë komentet e amerikanëve që mbështesin aktoren e njohur jo vetëm për aftësitë e jashtëzakonshme të saj, por edhe për modestinë dhe thjeshtësinë që spikasin në një ambient teprimesh siç është Hollivudi.
“Sa herë që Donald Trump-i të thotë për Meryl Streep se është elitë ose jashtë orbite, shpërndajeni pak këtë foton”, shkruan një ndjekës i “Twitter”-it, Marcel Kolder, që poston foton e luksit të shfrenuar të Trump-it me të shoqen dhe të birin.
Të tjerë listojnë gjërat që Trump i konsideron, sipas tyre, të mbivlerësuara: Mirësjelljen, empatinë, të vërtetën, sigurinë kombëtare, inteligjencën e amerikanëve.
“Mungesa e respektit sjell mungesë respekti”, tha Streep në mbrëmjen e “Golden Globes”. “Dhuna sjell dhunë. E kur të fuqishmit e përdorin pushtetin për të tiranizuar të tjerët, atëherë kemi humbur të gjithë”.
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...