Fizikanti britanik Stephen Hawking është shtruar në një spital në Romë, pasi nuk ndihej mirë. Megjithatë, zëdhënsi i tij ka bërë të ditur që gjendja e tij shëndetësore nuk besohet të jetë serioze, transmeton arbresh.info.
Hawking u gjend në Romë për të marrë pjesë në një konferencë në Akademinë Papnore të Shkencave, ku u takua edhe me Papa Françesku. Sipas burimeve të Vatikanit gjendja e tij shëndëtesore është stabile, ndërsa planet për Hawking dhe shoqëruesit e tij që janë lënë për të shtunen (sot) nuk kanë ndryshuar.
Autori i librit ‘Histori e shkurtër e kohës’ flet me anë të kompjuterit dhe udhëton me një staf që përfshin edhe dy infermiere. Me 25 nëntor ai ka mbajtur fjalim në Vatikan mbi origjinën e universit.
Spitali ‘Gemelli’ ku ëshë shtruar fizikanti njihet si një ndër spitalet më të mira në Romë. /Arbresh.info
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...