Veton Berisha ka publikuar pamje, për të cilat pretendon se shfaqin ministrin Elbert Krasniqi, bodigardin e tij Visar Vokshi dhe kryetarin e degës së IRDK-së, Avdyl Berisha, në fshatin Brestovik të Pejës, zonë e banuar nga komuniteti egjiptian.
Sipas Berishës, bazuar në informacionet dhe dyshimet e tij, personat në fjalë janë parë në këtë fshat që nga ora 07:30 e mëngjesit, ndërsa ai pretendon se është përdorur edhe një veturë zyrtare.
Ai ka ngritur dyshime se prania dhe veprimet e tyre mund të kenë ndikuar në procesin zgjedhor, përmes presionit, ndikimit apo tentativës për të devijuar vullnetin e lirë të qytetarëve.
Berisha ka theksuar se, duke qenë se Elbert Krasniqi dhe Avdyl Berisha janë kandidatë në këto zgjedhje, rasti duhet të trajtohet nga institucionet kompetente.
“Duke qenë se z. Krasniqi dhe z. Berisha janë kandidatë në këto zgjedhje, konsiderojmë se ky rast meriton trajtim të plotë institucional dhe verifikim nga organet kompetente për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe të heshtjes zgjedhore. Rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës dhe presim që institucionet e drejtësisë ta trajtojnë me seriozitet të plotë, në mënyrë që të garantohet integriteti i procesit zgjedhor dhe respektimi i vullnetit të qytetarëve”, ka thënë ai.
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...