Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Kaninës, në Vlorë, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka shpërthyer gjatë kohës që mjeti ishte në lëvizje, ndërsa shkak i mundshëm konsiderohet një defekt apo shkëndijë elektrike në automjet. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë tërësisht makinën.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Fatmirësisht, nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...