Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se bashkëpunimi me partinë Alternativa ka hyrë në vitin e tetë dhe po vazhdon edhe në këtë proces zgjedhor.
Në një reagim publik, Kurti theksoi se koalicioni i tyre nuk bazohet në kalkulime politike apo numra, por në vlera dhe parime të përbashkëta, siç janë lufta kundër korrupsionit dhe qeverisja me “duar të pastra”.
Ai shtoi se prioritetet e këtij bashkëpunimi përfshijnë zhvillimin industrial dhe ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Nuk është i kalkulimeve e i numrave, por i vlerave, parimeve dhe i qëllimeve të përbashkëta: luftës së pa kompromis ndaj korrupsionit dhe qeverisjes me duar të pastra…”, u shpreh Kurti.
Në fund të deklaratës së tij, ai bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, duke theksuar: “Të dielën votojmë 116. Krejt për shtet, për shtet për krejt”./Arbresh.info
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...